LAJMI I FUNDIT:

A po i njihni këto fytyra?

A po i njihni këto fytyra?

Ekipi kreativ i dizejnatorëve nga firma Takkoda krijoi një kalendar simpatik për vitin e ardhshëm. Në të kanë pozuar kafshë të shndërruara në personalitete të famshme nga e kaluara dhe e tashmja, ndërsa në disa shembuj ngjashmëria është fascinuese.

Përveç personave real, dizajnerët i kanë shndërruar kafshët edhe në personazhe të njohura nga bota e filmit.
Disa prej të famshmëve që kanë që kanë shërbyer si model në këtë kalendar janë Michael Jackson, Winston Churchill, Albert Einstein bile edhe Nëna Terezë.

Kalendari në origjinal quhet Famous Faces 2011, ndërsa është botuar nga revista “Neues”. Tash për tash mund të blihet nëpër libraritë britanike për vetëm 10 funte. /Telegrafi/