LAJMI I FUNDIT:

Francezi shpallet kampion në kitarën ajrore

Francezi shpallet kampion në kitarën ajrore

Sylvian “Gunther Love” Quimene nga Franca fitoi Kampionatin e përvitshëm të kitarës ajrore për herë të dytë me radhë, njoftuan organizatorët e kësaj gare e cila mbahet në Finlandë.

“Kampioni i vitit të kaluar Sylvain ‘Gunther Love’ Quimene edhe një herë dha një performancë mbresëlënëse dhe mori me vete kurorën në Francë”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.

Quimene bëri për vete jurinë me performancën e shkëlqyeshme me kitarën e imagjinuar, duke performuar në skenë vetëm me një palë syze, dhe pantallona të bardhë shkëlqyes. Francezi 29 vjeçar vallëzoi dhe sinkronizoi lëvizjet sikur po i binte kitarës para një turme prej më shumë se 8.000 adhuruesve të kitarës ajrore që ishin mbledhur në qytetin verior Oulu të Finlandës.

Bashkëvendësi i tij Soraya “Eva Gina Runner” Garleng fitoi vendin e dytë, derisa kanadezi Cole “Johnny Utah” Manson, i përshkruar nga organizatorët si “kampioni i pensionuar” u rendit i treti.


Pjesëmarrësit e garës së kitarës së ajrit “performuan” një këngë prej 60 sekondash, sipas përzgjedhjes së tyre – duke bërë se gjoja po luajnë në kitarë rok ose hevay metal pa pasur fare instrumentin muzikor në dorë.

Kënga e Jimi Hendrixit “Foxy Lady” ka qenë e obligueshme për 10 pjesëmarrësit e plasuar në finale. Juria pastaj me anë të votimit vlerësoi secilin performues në bazë të përzgjedhjes së muzikës, paraqitjes skenike, dhe mbresës artistike. Festivali i parë i kitarës ajrore është organizuar më 1996. Organizatorët thonë se kampionati ka për objektivë të promovojë paqen në botë. /Telegrafi/