LAJMI I FUNDIT:

Spiunia ruse si modele

Spiunia ruse si modele

Agjentja glamuroze ruse Anna Chapman pozoi për revistën ruse “Zhara” në paraqitjen e saj të parë publike prej se është dëbuar nga SHBA-të në aksionin e madh të shkëmbimit të spiunëve.

Bukuroshja 28 vjeçare me flokë të kuqe mbajti fotosesionin në VIP dhomën e hotelit Balchug afër Kremlinit. Në videon e shkurtë të publikuar në internet, Chapman është e veshur me fustane të shkurtë provokuese

Të përkujtojmë, në korrik të këtij viti dhjetë spiunë ruse të cilët jetonin në SHBA u dëbuan, ndërmjet të cilëve gjendej edhe Chapman. Personat të cilët pranuan se janë agjentë rusë u shkëmbyen me amerikanët të cilët në burgjet ruse akuzoheshin se kishin spiunuar për interes të amerikanëve. /Telegrafi/