LAJMI I FUNDIT:

Uiski i krijuar nga urina

Uiski i krijuar nga urina

Nëse ju pëlqen uiski i mirë, atëherë me siguri jeni të interesuar për shpikjen më të re, uiski të përfituar nga urina e diabetikëve.

Shpikja e londinezit James Gilpin, e quajtur "Gilpin Family Whisky", përfitohet nga urina me përbërje të madhe sheqeri, të cilën e prodhojnë diabetikët e vjetër, përfshirë edhe gjyshen e Gilpinit.

Gilpin, i cili edhe vetë vuan nga diabeti, filtron urinën duke përdorur të njëjtin proces i cili përdoret për pastrimin e ujit. Në këtë proces sheqeri ndahet nga urina dhe sërish shtohet në fazën e fermentimit.

Megjithatë, Gilpin nuk planifikon ta shesë uiskin, por përkundrazi, ai dëshiron të krijojë një vepër artistike, të cilën do ta ekspozojë në ekspozitën “100% Materials” në Londër.


Natyrisht nëse vizitorët janë të gatshëm munden edhe ta provojnë uiskin e çuditshëm. /Telegrafi/