LAJMI I FUNDIT:

Filloi lufta e domateve në Spanjë

Filloi lufta e domateve në Spanjë

Dhjetëra mijëra vizitorë nga e mbarë bota udhëtuan këtë javë drejt qytetit spanjoll Bunol, afër Valencias, ku filloi “La Tomatina”.

Me dekada, në javën e fundit të gushtit mijëra njerëz mblidhen për të marrë pjesë në luftën më të pazakontë, më argëtuese dhe më të shijshme në botë – lufta me domate të pjekura.

Lufta e domateve organizohet në sheshin kryesor të mbushur me tonelata domate, të cilat nga orët e hershme të mëngjesit sillen nga rrethinat e qytetit me kamionë. I tërë spektakli zgjat një orë, ndërsa qëllimi është të goditen sa më shumë njerëz dhe atë me domatet e stërpjekura gati të kalbura.

Topi i policisë shënon fundin e betejës, ndërsa me t’u dëgjuar topi, askush prej pjesëmarrësve nuk guxon ta gjuajë qoftë edhe një domate të vetme.


Mendohet se “La Tomatina” i ka rrënjët në fundin e shekullit të 19-të, ndërsa në formën e sotshme mbahet prej vitit 1944 ose 4915. Ashtu sikur që askush nuk është i sigurt kur ka filluar lufta me domate, po ashtu askush nuk e di pse ka filluar të mbahet kjo luftë e pazakontë. /Telegrafi/