LAJMI I FUNDIT:

Kërkon 38.000.000.000.000.000 dollarë dëmshpërblim

Kërkon 38.000.000.000.000.000 dollarë dëmshpërblim

Në rrëfimin e çuditshëm nga shteti federativ i Utah në SHBA, konsulenti John Andersen momentalisht është duke kërkuar nga gjykata dëmshpërblim në shumën prej 38.000.000.000.000.000 dollarë nga një grup i pronarëve të tokave të cilët nuk arritën t’i shlyejnë borxhet e tyre me kohë.

Edhe nëse fiton në gjyq, John Theodore Andersen nuk mund ta tërheqë shumën prej 38 milionë miliardë dollarëve, për arsye se momentalisht në qarkullim në tërë botën janë diku rreth 24 mijë miliardë dollarë. Ky rast erdhi kur një pronar i patundshmërive në Utah nuk arriti t’i paguajë borxhet e veta, kështu që firma kaloi në pronësinë e kompanisë tjetër “Private Capital Group”.

Pasi Andersen vlerësoi çmimin e tokës në 36 miliardë dollarë, ndërsa kërkoi 12.5 për qind të vlerës plus katër herë më shumë si dëmshpërblim, pastaj këtë shumë ai e shumëzoi me 200 herë si dënim i dëmshpërblimit, fatura për tokën në fund u rrit në rreth 918 miliardë dollarë. Por borxhet nuk u kthyen, kështu Andersen ngriti padinë tjetër në të cilën kërkoi 204 herë më shumë sesa në padinë origjinale, dhe atë dy herë, kështu që shifra përfundimtare u rrit në 38 milionë miliardë dollarë.

Mos na pyesni si është e mundur. Edhe neve vërtet nuk po na del hesapi në matematikën e kësaj padie. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori