LAJMI I FUNDIT:

“Jashtëtokësorët ndoshta shfrytëzojnë robotë inteligjentë”

“Jashtëtokësorët ndoshta shfrytëzojnë robotë inteligjentë”

Astronomi Seth Shostak, i cili punon në projektin SETI (Shërbimi për hulumtimin e inteligjencës jashtëtokësore) në Kaliforni, ka thënë se gjatë gjurmimit të jashtëtokësorëve duhet shqyrtuar edhe mundësia se është e mundur që qeniet jashtëtokësore veprojnë nëpërmjet robotëve të ndjeshëm.

Shostak mendon se njerëzit kanë shanse më të mëdha të marrin sinjale nga robotët të cilët i përdorin jashtëtokësorët, sesa sinjalet e formës biologjike.

Astronomi i njohur tha se gjurmimi i deritashëm i jashtëtokësorëve është bazuar kryesisht në rregullin standard të biokimisë, respektivisht ka qenë e bazuar në supozimin se krijesat jashtëtokësore janë të gjalla. Megjithatë, ai mendon se astronomët ndoshta kanë parë ekzistencën e “makinave të gjalla” në hapësirë.

Shkencëtari, në tekstin të cilin e publikoi revista Acta Astronautica tha se evolucioni mund të zgjasë dhe nevojitet shumë kohë që të vijë deri tek komunikimi ndërplanetar, por teknologjia zhvillohet shumë më shpejtë dhe është e mjaftueshme që vetë teknologjia të takojë llojin të cilin edhe e ka zhvilluar, shkruan Daily Telegraph.


Shostak tha se nëse shikojmë periudhën kohore që kemi lënë pas vetes, do të shohim se në një moment kemi shpikur radion, ndërsa në momentin tjetër kemi pasur të gjitha aparatet teknike për të shëtitur nëpër hapësirë. Mu ky zhvillim i teknologjisë dëshmon se jemi të aftë të zhvillojmë makina inteligjente, thotë shkencëtari. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori