LAJMI I FUNDIT:

“Tung, këtu hajni, gabim më keni përshkruar”

“Tung, këtu hajni, gabim më keni përshkruar”

David S. (19-vjeç) më 10 gusht me syze dielli dhe kapelë në kokë hyri në bankë në qytetin gjerman të Rottingenit. I kërcënoi me thikë, vodhi 2.500 euro dhe iku.

Policia publikoi incizimet e kamerave të sigurisë dhe përshkroi hajnin: “Një burrë, i gjatë ndërmjet 180 deri 185 cm, në moshën prej 20 deri 25 vjeç, me flokë të zeza të shkurtra. Flet aksentin bavarez. U arratis në këmbë”. Davidi e lexoi këtë dhe menjëherë reagoi.

Dërgoi një reagim në polici për shkak të të dhënave të pasakta. Ai e dërgoi një e-mail në polici nga adresa raeuber.von.roettingen@web.de (hajni.nga.roettingen@web.de).

Në e-mail shkroi se ai është i gjatë 193 cm, se nuk ka ikur në këmbë por me automobil, dhe është 19-vjeçar nga Wurttembergu. Policisë i tha se kishte ikur nëpër kordonin e policisë dhe ata nuk janë të aftë ta kryejnë punën e tyre.


Përveç kësaj ai shkroi se me tren do të ikë për në Berlin, ndërsa më pas në Hamburg ku me siguri nuk do ta gjejnë sepse ai është qytet i madh. Policia megjithatë falë emailit gjeti Mercedesin e kuq, ndërsa Davidin e gjeti të martën në Hamburg. /Telegrafi/