LAJMI I FUNDIT:

Hajni mbeti i ngujuar gjashtë orë në dritare

Hajni mbeti i ngujuar gjashtë orë në dritare

Pasi që tentoi ta vidhte një shtëpi në Londër, hajni u gjend në një situatë të pakëndshme. U ngujua në dritaren e madhësisë 30x20 cm dhe mbeti aty i pafuqishëm. Megjithatë hajni i pafat bëri përpjekje të dal nga situata e pakëndshme por kot. Mbeti i bllokuar gjashtë orë derisa e vërejti edhe pronari i shtëpisë i cili kishte zbritur në katin e parë për të ngrënë drekë.

Policia, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit erdhën në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit të zotit të shtëpisë. Zjarrfikësit prenë kornizën e dritares dhe liruan hajnin.

Fqinjët ishin grumbulluar për ta parë pamjen komike. Pjesa e poshtme e trupit të hajnit kishte mbetur brenda shtëpisë, derisa pjesa e poshtme varej jashtë.

Pasi mjekët kontrolluan hajnin dhe vërtetuan se nuk ka pësuar lëndime, ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar në stacionin e policisë. /Telegrafi/