LAJMI I FUNDIT:

Prifti DJ lavdëron Jezusin me disko-muzikë

Prifti DJ lavdëron Jezusin me disko-muzikë

Don Roberto Fiscer është prift katolik i cili dashurinë ndaj Zotit e shpreh në një mënyrë tepër të pazakontë – duke lëshuar muzikë nëpër festat e verës në Arenzan, në veriperëndim të Italisë.

Çdo të mërkurë DJ prifti grumbullon përkrahësit e kishës prej moshës shtatë deri në 77 vjeç. Nën tingujt e disko muzikës ai predikon: “Kam një porosi për ju që vjen nga qielli. Nuk ka ardhmëri pa Jezusin, pa Jezusin nuk ka dashuri as kënaqësi”.

Natën kur e fotografoi fotoreporteri i agjencisë së lajmeve AFP, Fiscer kishte veshur një bluzë ngjyrë të verdhë me Shën Marinë dhe fjalët: “Ti je dashuria ime e rrallë”.

Publikun e shpërbleu me këngët e Jovanotit “Baciami Ancora”, Dorothy Norwood “Shake the Devil Off” dhe Britney Spears “123”. Para se të bëhej prift në moshën 23 vjeç, Fiscer ka qenë argëtues i mysafirëve nëpër anijet e udhëtimit. /Telegrafi/