LAJMI I FUNDIT:

Statujë për puthjen legjendare

Statujë për puthjen legjendare

Në sheshin Times Square të New York-ut të premten është zbuluar statuja e lartë 7.6 metra, rikrijim i puthjes së famshme të motrës medicinale dhe një marinari, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Statuja është vendosur jo fort larg vendit ku një djalë e një vajzë krejtësisht të huaj për njëri tjetrin u puthën më 14 korrik 1945 derisa i tërë qyteti po festonte fitoren ndaj Japonisë.

Në përvjetorin e fitores qindra njerëz rikrijuan këtë festë. Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq këtë vit në moshën 91 vjeçare, dhe marinarit anonim, është fotografuar nga Alfred Eisenstead, ndërsa kjo fotografi u bë e famshme në mbarë botën.