LAJMI I FUNDIT:

Pagëzuan djalin me emrin Barca

Pagëzuan djalin me emrin Barca

Çifti belg pagëzoi djalin e porsalindur me emrin Barca. Sqarimi në këtë rast nuk është i nevojshëm, por mediet kërkuan dhe morën përgjigje: “Na ka pëlqyer emri”.

Inspirimi për emrin e djaloshit Barca Beeckman, i lindur 60 kilometra larg Brukselit, erdhi nga vargjet e himnit të Barcelonës “"tinc un nom que el sap tothom, Barca, Barca, Barca" ("mbajë një emër që e dinë të gjithë, Barca, Barca, Barca").

Baba Wesley Beeckman (23 vjeç, student i arkitekturës) dhe nëna Anneke Maes (24 vjeç, infermiere) i bënë vend djalit të tyre ndër adhuruesit e Barcelonës ku atij iu nda libreza e anëtarësimit në klubin e tifozëve me numër rendor 185.508.

Emrin ia zgjodhi nëna fatlume, ndërsa babai e priti me buzëqeshje. “Shpresoj se kur të rritet do t’i pëlqej emri”, tha Anneke, e cila ashtu si edhe bashkëshorti i saj, është tifoze e klubit futbollistik nga Katalonia – Barcelonës. /Telegrafi/