LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e publikuar në gazetë bashkoi babë e bijë

Fotografia e publikuar në gazetë bashkoi babë e bijë

Michael Dick nuk e kishte parë vajzën e tij Lisa që dhjetë vite, prej se ishte ndarë prej gruas së parë. E tëra që dinte ishte se kur u nda me të në moshën 21 vjeçare ajo kishte shkuar të jetonte në Sudbury, në Britani të Madhe. Ai u nis me dy vajzat tjera në kërkim të saj. I vendosur të bie në kontakt me vajzën, Dick kontaktoi me një gazetë lokale duke kërkuar ndihmë prej tyre.

Fotografi i “Free Press” nga Suffolku e fotografoi babanë me dy vajzat dhe premtoi se do ta publikojë fotografinë në gazetë. Askujt si kishte vajtur mendja se në fotografi do të “pozonin” edhe anëtarët tjerë të familjes.

Lisa jo vetëm që pa babanë e saj në fotografi, por pasi e shikoi me kujdes njohu edhe veten dhe nënën e saj në prapavijë të fotografisë.

“Kam mbetur pa mend. Mami dhe unë ishim mu në atë vend para një minute. Në fotografi ne shihemi duke u larguar. Kjo është e pabesueshme”, tha Lisa.


Vetëm disa ditë më parë i kishte thënë shoqeve se ka dëshirë ta takojë babanë e saj.

Lisa e cila tash është 31-vjeçe, kontaktoi babanë e saj dhe për të kjo ishte një përvojë e çuditshme dhe emocionuese. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori