LAJMI I FUNDIT:

Dhitë në vend të kosës

Dhitë në vend të kosës

Në SHBA po rritet trendi i shfrytëzimit të dhive në vend të kosave të barit. Përveç se janë më të lira, ato nuk ndotin ambientin – nëse nuk i llogarisim “kakërdhitë”.

Dëshmi e asaj se dhitë janë më të mira për kositje është prona Vanderbilt në New York. Personeli i cili kujdeset për kopshtet dhe gjelbërimin shfrytëzon nëntë dhi të huazuar nga një fermë e afërt, për ta kullotur barin.
Ata thonë se shfrytëzimi i dhive është një ide e mrekullueshme pasi ato nuk e ndotin ambientin dhe nuk kanë nevojë për trajnim që të ushqehen me bari. Për katër muaj ato do të hanë gjithçka që gjejnë në kopsht.

Ndërsa derisa njerëzit për të njëjtën punë duhej të paguheshin 15.000 dollarë, dhitë janë huazuar vetëm për 9000 dollarë. Edhe pse më nuk ka më erë benzine si pasojë e makinës së kositjes, dhitë mbajnë erën e tyre. Por ky është çmim një çmim i ulët për një punë të mirë dhe të lirë të cilën e bëjnë. /Telegrafi/