LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtrit rinovuan ndërtesën e gabuar

Mjeshtrit rinovuan ndërtesën e gabuar

Një firmë ndërtimi nga Srebrenica në Bosnje dhe Hercegovinë dërgoi punëtorët për të rinovuar një ndërtesë në Qendrën për Punë Sociale, megjithatë ata të hutuar filluan punimet në ndërtesën e Fondit për Sigurim shëndetësor, i njohur atje si “sociali”.

Punëtorët e gjorë filluan punën menjëherë dhe hoqën tjegullat nga kulmi, para se ta kuptonin se ishin në adresë të gabuar.

Në shpenzimet e tyre ata vendosën konstruksion të ri në kulm, ndërsa më pas kaluan në ndërtesë të cilën duhej që ta rinovonin.