LAJMI I FUNDIT:

Hajni vodhi Ferrarin në kohën e lirë

Hajni vodhi Ferrarin në kohën e lirë

Adam Ramsay (32 vjeç) nga Flemingtoni i Australisë vodhi një Ferrari F430 Spider me vlerë 335.000 dollarë australianë, sepse nuk i rrihej kot dhe e kishte kapluar mërzia.

Hajni e kishte parë Ferrarin e kuq në korrik para një kazinoje në Melbourne. Ai mori çelësat pasi rojeve ua kishte dhënë emrin dhe adresën e tij. Ramsey shkoi deri në Broadmeadows dhe aty e arrestoi policia derisa ishte ndalur në një qendër karburanti, njoftoi agjencia australiane e lajmeve News.com.

Avokati i tij George Douglas tha në gjyq se Adami nuk kishte planifikuar hajninë. Ai tha se klienti i tij pas vjedhjes nuk e dinte çfarë të bënte dhe nga po shkonte.

Adam tha se atë mëngjes kishte vendosur t’i vizitonte dy fëmijët e tij, por kishte pak si tepër kohë dhe nuk dinte si ta shfrytëzonte. Gjykatësi tha se krimi është bizar dhe e dënoi atë me katër muaj burg.


Ferrari të cilin e vodhi i përket një milioneri i cili u bë pasanik duke luajtur poker. /Telegrafi/