LAJMI I FUNDIT:

Shet virgjërinë për kulm mbi kokë

Shet virgjërinë për kulm mbi kokë

Biondina 17-vjeçare nga Hungaria, e cila nuk bëri publik emrin e saj, njoftoi se shet virgjërinë e saj në faqen e internetit “e-Bay”, me shpresë se do të grumbullojë para të mjaftueshme për ta parandaluar shitjen e shtëpisë së nënës së saj.

Një biznesmen britanik ka qenë i interesuar, por vajza refuzoi pasi ai kërkoi që ajo edhe të martohej me të. Ajo tha se nuk ka nevojë për burrë, por për shpëtimtar.

Ankandi fillestar, të cilin “eBay” e mbylli pasi që basti arriti shifrën prej 120.000 euro, është hapur sërish në televizionin hungarez.

Vajza tha se kurrë nuk ka pasur të dashur dhe jeton vetëm me nënën e saj në veri të Hungarisë.


Ajo është e bindur se oferta e saj nuk është fare e pazakontë. “Kjo është vetëm për një natë. Mendoj se në një farë mënyre kjo është edhe romantike pasi ai burrë që do të mi jep paratë do të më ndihmojë ta shpëtojë familjen time që të mos mbetet pa shtëpi. Ai do të jetë shpëtimtari ynë. Kam prishur kontratën me britanikun, sepse ai dëshironte të hynte më thellë prej asaj që unë dëshiroj. Unë nuk po kërkoj burrë, unë këtë po e bëjë për familjen time”, ka shkruar vajza. /Telegrafi/