LAJMI I FUNDIT:

Pishinat kontejnerë hiti më i ri në New York

Pishinat kontejnerë hiti më i ri në New York

Qytetarët e New Yorkut po përpiqen ta bëjnë këtë verë të nxehtë sa më argëtuese.

Kontejnerët e mbeturinave i kanë shndërruar në pishina për notim dhe i kanë vendosur në mes të Manhattanit. Pishinat kanë gjerësi 2.7 metra, gjatësi 6.7 metra dhe thellësi 130 centimetra.

Në ditën e hapjes shumë njerëz dëshiruan t’i provojnë shkathtësitë e tyre të notit në kontejnerë dhe ata kishin të drejtë të laheshin vetëm për 20 minuta.

Verën e kaluar pishinat-kontejnerë ishin vendosur në Brooklyn ku u bënë hit i vërtetë.


Jannette Sadik-Khan, zyrtare e transportit në New York, tha se këto pishina flasin shumë për imagjinatën e qytetarëve të New Yorkut. Në to mund të lahesh pa pagesë, ndërsa vizitorët mbeten të kënaqur.

“Në kontejnerë nuk ka pasur kurrë mbeturina kështu që nuk e kam problem të notojë në të”, tha një vajzë e cila po lahej. Në kuadër të këtij programi janë organizuar edhe koncerte dhe gara vallëzimi. /Telegrafi/