LAJMI I FUNDIT:

Edhe një robot i “frikshëm” nga Japonia

Edhe një robot i “frikshëm” nga Japonia

Hiroshi Ishiguro vazhdoi traditën e kreacioneve të frikshme mekanike. Pas Geminoidit “mashkullor” Hi-1 dhe Geminoidit femërorë F, i erdhi radha edhe i “fëmijës” së zbehtë pa duar dhe këmbë i quajtur Telenoid R1.

Sipas autorit, roboti ndoshta duket pak frikshëm, por falë kësaj ai nuk mund të ketë një lloj moshe dhe transportohet lehtë.

Telenoid R1 shërben si mjet komunikimi dhe një bashkëbisedues i zoti i cili nëpërmjet një ueb kamere dhe mikrofoni mund të shoh, dëgjojë dhe bisedojë me dikë, ndërsa roboti në të njëjtën kohë do të bëjë lëvizjet e duhura me trupin e tij.

Hiroshi Ishigura do të prezantojë zbulimin e vet në festivalin e sivjetshëm Ars Electronica në Linz të Austrisë. /Telegrafi/