LAJMI I FUNDIT:

Harron çantën me drogë, kapet nga policia

Harron çantën me drogë, kapet nga policia

Një student kishte harruar një çantë shpine në qendrën tregtare të Ikeas në Romë, në brendësi të së cilës kishte drogë. Më pas ai është thirrur nëpërmjet një altoparlanti, dhe pasi i është përgjigjur thirrjes, është arrestuar.

Të punësuarit që e panë këtë çantë shpine menduan për diçka të dyshimtë dhe menjëherë lajmëruan autoritetet. Pasi zbuluan drogën në brendësi të saj ata i bënë thirrje nëpërmjet altoparlantit personit që e kishte harruar, ku ky i fundit pasi u paraqit u arrestua menjëherë nga forcat policore.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Ikea në kryeqytetin italian, ku protagonist ishte një student 24-vjeçar i këtij vendi, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili kishte kaluar pasditen në këtë qendër tregtare. /noa/telegrafi/