LAJMI I FUNDIT:

Maçoku i ngulfatur, ndanë veturën e policisë

Maçoku i ngulfatur, ndanë veturën e policisë

Një maçok i ngulfatur në veturën e policisë është liruar nga gjashtë policë zemërmirë.

Kur një shërbyes i administratës publike ua tërhoqi vërejtjen policëve se e ka parë maçokun të zhduket në brendësi të makinës, policët hynë në aksion.

Oficerët austriakë më shumë se një orë e kërkuan maçokun në një nga ato qendrat e motorëve, para se përfundimisht ta kenë gjetur maçokun shtatëmuajsh nën filtrin e ajrit.

“Ne nuk kemi mundur të ecim ashtu. Ne kemi mundur ta dëgjojmë atë gjënë e mjerë që po ulërinte, por nuk kemi mundur ta bindim të dalë, kështu që ne u detyruam ta ndajmë në gjysmë makinën për ta nxjerrë atë”, theksoi njëri nga policët e përfshirë në këtë aksion. /Telegrafi/