LAJMI I FUNDIT:

0.5 litra Coca Cola, 5 euro!

0.5 litra Coca Cola, 5 euro!

Se duhet të kemi kujdes të jashtëzakonshëm kur shkojmë në pushime, këtë e kemi ditur që moti, por se çmimet janë astronomike edhe këtë, ndoshta e kemi ditur, apo jo…?

Një udhëtim turistik në kullën e Eifelit do t’iu kushtojë shtrenjtë… shumë shtrenjtë. Vetëm për të hipur në kullë, ju do të shpenzoni më se 30 euro, por çfarë nëse eteni për një pije freskuese? Në rregull, ky nuk është ndonjë problem i madh, pasi që në katin e dytë të kullës më të famshme në botë, gjendet një kioskë, në të cilën mund të blini gjysmë litre Coca Cola, për hiç më pak se 5 euro !

Ky nuk është shembulli i vetëm i çmimeve astronomike nëpër vende të ndryshme turistike. Ju që dëshironi të blini Ravioli (lëng domatesh) do të duhet të shpenzoni gjashtë herë më pak në Kosovë se në Mallorca, ku Ravioli kushton 6 euro. /Telegrafi/