LAJMI I FUNDIT:

E mbajtën të mbyllur në arkivol për dy vjet

E mbajtën të mbyllur në arkivol për dy vjet

Kushërinjtë e pashpirt e mbajtën të mbyllur në një arkivol xhaxhanë e tyre për dy vjet për ta përvetësuar pronën e tij të madhe. Policia në fund arrestoi familjarët e personit të keqtrajtuar, të cilët e pranuan fajin.

Policia në Porbandar, në perëndim të Indisë, arrestoi një familje qëllimkeqe e cila arrestoi dhe ngujoi xhaxhanë e tyre Rajan Killaker, një tregtar i suksesshëm i patundshmërive.
Kidnapuesit e lëshonin atë një herë në ditë nga qelia me përmasa 1.8 metra x 0.9 metra për të ngrënë.

Në anën e përparme të burgut në formë arkivoli ata kishin bërë disa vrima që i lejonin atij të marrë frymë dhe ata kishin planifikuar ta mbanin mbyllur derisa ai nuk ua falë tokën me vlerë 100.000 funte.

Ata e detyruan të nënshkruajë letra të zbrazëta dhe dokumente të ndryshme për të përvetësuar pronën e tij.


Policia arrestoi tetë kushërinj të cilët e pranuan fajin. /Telegrafi/