LAJMI I FUNDIT:

UFO mbi qiellin e New Yorkut

UFO mbi qiellin e New Yorkut

Derisa amerikania Judy nga shteti federal i New Yorkut më 29 qershor ishte në Jeep-in e saj në qiellin e trazuar pa diçka që dukej si një vrimë e madhe, dhe e fotografoi me telefonin e saj mobil.

Kur Judy mbërriti në punë u tregoi kolegëve të saj se si në shpejtësinë prej 85 km në orë kishte parë dhe kishte fotografuar një vrimë të madhe të çuditshme në një re të madhe në qiellin e trazuar. Kur e panë fotografinë në kompjuter shihej qartë forma e resë së fotografuar. Kjo re e çuditshme – për të cilën fillimisht mendohej se është vetëm një vrimë në re – në të vërtetë është një objekt i rrumbullakët i cili rrezatonte një dritë të madhe.

Ende nuk dihet se çfarë ishte ky objekt, edhe pse disa janë të bindur se ky është një objekt i paidentifikuar fluturues (UFO), të tjerët mendojnë se ky është vetëm një reflektim i dëgjuesve të automobilit.

Por pasi pikat e shiut shihen qartë në xhamin e automobilit, ndërsa objekti në formë të rrumbullakët shihet në anën tjetër të pikave – mund të konfirmohet lehtë se ky nuk është një reflektim. /Telegrafi/