LAJMI I FUNDIT:

Amerikani hëngri 54 hot-dogë për dhjetë minuta

Amerikani hëngri 54 hot-dogë për dhjetë minuta

Amerikani Joey Chestnut hëngri 54 hot-dogë për 10 minuta, duke fituar titullin e katërt me radhë të kampionit botëror në njërin prej sporteve më bizare, garimin në ngrënie.

Megjithatë, gara në New York kaloi në hijen e arrestimit të Taker Kobayashit nga Japonia, rivalit kryesorë të Chestnut, i cili u tërhoq nga gara, por u përpoq ta thyejë skenën dhe të ndërpresë ceremoninë e shpalljes së fituesit.

"Hot Dog Eating Contest" paraqet “Super Bowl” në garën e ngrënies, ndërsa shiriti i cili përcillet edhe me një shpërblim prej 20.000 dollarëve, është sikur grali i shenjtë për garuesit.

Kjo ngjarje është popullarizuar aq shumë në SHBA, saqë transmetohet drejtpërdrejtë nga rrjeti televiziv ESPN, njoftoi AFP. /Telegrafi/