LAJMI I FUNDIT:

Replika e kupës së botës prej 11 kilogramë kokainë

Replika e kupës së botës prej 11 kilogramë kokainë

Adhuruesit e futbollit nga të gjitha vendet e botës blejnë ose vetë punojnë replikat e kupës së Kampionatit Botërorë të Futbollit, por këto replika kryesisht janë prej plastikës, metalit ose letrës.

Megjithatë, një kriminel nga Kolumbia gjithsesi “zë vendin e parë” për materialin më origjinal për ta bërë këtë replikë – kokainën.

Gjatë një kontrolli rutinor në aeroportin e Bogotasë është zbuluar replika e pazakontë e trofeut të Kampionatit Botëror. Policia vërtetoi se ajo është një statujë 36 cm e gjatë e përbërë prej rreth 11 kilogramë kokainë.

Statuja është punuar nga kokaina e përzier me benzinë ose aceton, ndërsa statuja ishte e maskuar me ca zbukurime me ngjyrë të gjelbër dhe ngjyrë ari.


Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press ‘statuja’ duhej të nisej për në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori