LAJMI I FUNDIT:

Pagëzoi vajzën Lady Gaga

Pagëzoi vajzën Lady Gaga

Britaniku Ian Clarck i propozoi bashkëshortes që ta pagëzojnë vajzën e tyre të porsalindur me emrin e këngëtares së njohur Lady Gaga.

Melanie Robinson së pari u çudit por i dha të drejtë burrit që ta pagëzojë si të dëshirojë.

Vajza e vogël 12 ditëshe quhet Maggie Maisie Lady Gaga. Nëna e vajzës tha se ende habitet kur sheh certifikatën e lindjes së vajzës së saj.

Ajo tha se miqtë e saj ende nuk besojnë që vërtet e ka pagëzuar ashtu vajzën derisa nuk e shohin certifikatën e lindjes. /Telegrafi/