LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja më seksi në Australi

Gjyshja më seksi në Australi

Leila Benussin (65 vjeç) e kanë shpallur gjyshen më seksi në Australi. Bashkëshorti i Leilas vetë i dërgoi fotografitë e gruas së tij në garën e revistës “Zoo Weekly”, i bindur për fitoren e saj.

Leila thotë se për pamjen e saj seksi më meritore janë stërvitjet, që i filloi për shkak të artritit, ndërsa tash stërvitet pesë herë në javë.

Përkundër asaj se krenohet me trupin e bashkëshortes, burri i saj nuk e dëgjon për të shkuar bashkë në sallat e stërvitjeve, shkruan “The Courrier Mail”. /Telegrafi/