LAJMI I FUNDIT:

Rrathë mbresëlënës në fushat me grurë

Rrathë mbresëlënës në fushat me grurë

Rrathët në grurë që paraqiten natën janë dukuri e shpeshtë në mbarë botën, e sidomos në Britani të Madhe. Por vendi më i përshtatshëm i këtyre kryeveprave është qyteti britanik Westminster, të cilin shumica e quajnë qyteti kryesor i jashtëtokësorëve në Britani të Madhe.

Ende nuk dihet sekreti i paraqitjes së këtyre rrathëve misterioz në grurë. Disa mendojnë se këto janë vepra të punuara nga dora e artistëve shumë të talentuar, derisa të tjerët janë të bindur se në këtë mënyrë jashtëtokësorët komunikojnë me ne.

Kësaj radhe në Westminster janë paraqitur rreth 200 rrathë të gërshetuar në një vizatim të madh, i përmasave rreth 90 metra. Besohet se paraqet rrugën e lëvizjes së hënës dhe diellit, ndërsa përbëhet prej 193 unazave përfshirë edhe gjashtë rrathë dhe i shtati në mes të vizatimit.

Ekspertja e rrathëve në grurë Karen Alexander tha shkurt: “Ky është rrethi më i kompleks që është paraqitur sivjet”.


Është interesant se këta rrathë janë paraqitur afër fshatit Mere, ndërsa në këtë rajon për herë të fundit rrathët në grurë janë paraqitur më 1997. /Telegrafi/