LAJMI I FUNDIT:

Kapet elefanti albin!

Kapet elefanti albin!

Një lloj i rrallë i elefantit të bardhë është kapur në xhungël në veriperëndim të Birmanisë. Rojet e pyllit të cilët e zbuluan kafshën falë raportimeve të banorëve vendas thonë se kafsha është rreth 40 vjet e vjetër dhe është e lartë 2.2 metra.

Elefantët e bardhë albin me qindra vite kanë qenë kafshë adhurimi në Birmani, Tajlandë, Laos dhe në vende tjera aziatike. Këto kafshë janë ruajtur nga sundimtarë të ndryshëm pasi janë vlerësuar si simbole të fuqisë mbretërore dhe prosperitetit.

Mediet nuk bënë të ditur se ku do të vendoset ky elefant i katërt albin. Tre elefantët tjerë albin gjenden në paralagjen Jangona, në parkun e qytetit. Ata kanë në dispozicion, ujëvara, liqe, drunj dhe bimë tjera. /Telegrafi/