LAJMI I FUNDIT:

Tinejxheri ngjitet nëpër mure si Spiderman

Tinejxheri ngjitet nëpër mure si Spiderman

Shumica e djemve të rinj rriten me ëndrrën për të pasur fuqitë e superheronjve të stripave, siç janë Spiderman ose Superman. Por nxënësi i shkollës fillore Hibiki Kono e ka shndërruar në realitet imagjinatën fëmijërore duke zbuluar “teknikën e thithëses” e cila i ndihmon të lëvizë nëpër ndërtesa si Spidermani.

Trembëdhjetëvjeçari tha se i është plotësuar ëndrra e tij për tu ngjitur nëpër muret e shtëpive, ndërsa shpikjen e tij e demonstroi para shokëve të klasës të cilët mbetën të habitur.

“Mami im mendon se ideja është brilante, por nuk po më lejon të ngjitem nëpër muret e dhomës nga frika se mos po i prishet tavani”, thotë Kono.

Ai është ngjitur deri në kulmin e shkollës dhe thotë se nuk guxon të ngjitet më lartë, edhe pse i beson aparatit të tij. Mësuesi i Hibikit tha se është krenar me nxënësin e tij, ndërsa pranoi se ka qenë skeptik kur ai prezantoi shpikjen në fillim. /Telegrafi/