LAJMI I FUNDIT:

Aryan Hopkins rekord me 1.093 piercing

Aryan Hopkins rekord me 1.093 piercing

Rekordmeni botëror në piercing është 23 vjeçari Aryan Hopkins nga Roseville i shtetit amerikan të Kalifornisë. Të shtunën e kaluar pierceri profesional amerikan Paul Dunkleberger (31 vjeç) në trupin e Aryanit vendosi 1.093 gjilpëra, duke thyer kështu rekordin botëror në piercing me gjilpëra të ngushta.

Rekordi i deritashëm ishte 900 gjilpëra, ndërsa rekordmeni i ri vendosi të ketë 2000 piercing, por u detyrua të ndalej në gjysmë të rrugës, pasi Aryan filloi të paraqiste shenja të shokut.

Dunleberger ia vendosi Hopkisnit rreth dy orë gjilpërat në dorë dhe në shpinë, ndërsa heqja e tyre zgjati me orë të tëra. “Në të vërtetë nuk është proces me dhimbje, vetëm se është një ndjenjë e çuditshme”, tha Hopkins.

Thyerja e rekordit është shfrytëzuar edhe për qëllime humanitare – për secilën gjilpërë të pranishmit dhuruan para për spitalin e fëmijëve në Karolinën e Veriut. /Telegrafi/