LAJMI I FUNDIT:

Kinezi planifikon të notojë 1210 kilometra

Kinezi planifikon të notojë 1210 kilometra

Kinezi Bao Zhengin planifikon të notojë 1210 kilometra përgjatë lumit Changijang për ta vizituar ekspozitën botërore në Shangai.

Zhengbin, i cili jeton në Wuhan të provincës Hubei, thotë se për një aksion të tillë do t’i nevojiten 32 ditë, dhe shpreson t’ia dalë mbanë me qëllimin e tij, njoftoi gazeta “Changjiang Business Daily".

“Për këtë ide mendoj që 44 vjet, më saktë prej se kam qenë 12 vjeç”, tha kinezi 56 vjeçar.
“Kur kam qenë fëmijë jam shëtitur me anije së bashku me prindërit deri në Shangai, më ka pëlqyer peizazhi dhe që prej asaj kohe e kam ditur se një ditë do të notojë deri në Shangaj”, tha Zhengbin.

Për të arritur për 32 ditë në cak, kinezi për çdo ditë duhet të notojë 40 kilometra, ndërsa në anijen me motor do ta përcjellë miku i tij i cili do t’i japë edhe mbështetje.


Gjatë natës Zhengbin do të ndalet nëpër vendbanime dhe qytete që do t’i vizitojë gjatë udhëtimit për tu njohur me njerëzit dhe për t’i këshilluar ata se duhet mbrojtur ambientin. /Telegrafi/