LAJMI I FUNDIT:

Orangutanit i pëlqen noti me trajnerin e tij

Orangutanit i pëlqen noti me trajnerin e tij

Tridhjetëvjeçarja Moksha Bybee ka një partner të pazakontë në not, një organutan femër shtatëvjeçe, e cila i hipën në shpinë derisa ajo zhytet nën sipërfaqe të ujit.

Këto kafshë nuk njihen si adhuruese të ujit, por duket se Suryia ka qejf të notojë dhe të zhytet, ndërsa Moksha thotë se është e pamundur ta largojë majmunin nga pishina qoftë edhe vetëm për një ditë.

Ato dyja paraqesin një pamje të pazakontë në safari parkun Myrtle Beach, në Karolinën Jugore të SHBA-ve. Bybee thotë se Suryia kaloi vetëm tri javë derisa mësoi të notojë, ndërsa tash më nuk ndalet.

Suryas nuk i pëlqen vetëm zhytja, por ajo mund të notojë e vetme deri në 10 metra. Rojet e parkut thonë se majmuni i tyre është “orangutang i parë i ujit”. /Telegrafi/