LAJMI I FUNDIT:

Inxhinieri kinez zbuloi biçikletën amfibe

Inxhinieri kinez zbuloi biçikletën amfibe

Kinezi Li Guowei nga qyteti Wuhan, në provincën Hubei, ka shpikur biçikletën amfibe, të cilën e shet për 72 euro. Kjo shpikje mund të bëhet hit i vërtetë në tregun kinez.

Biçikleta notuese është e ndërtuar nga një biçikletë e zakonshme dhe tetë bombola ajri të cilat ia mundësojnë lundrimin në ujë, si dhe një lloj fluture-pedale në anën e pasme e cila e vë në lëvizje.

Nxënësi i Lisë, Lei Zhiqian me sukses testoi këtë shpikje në lumin Hanjiang, shkruan gazeta kineze “Changijang Daily”.

Lumi Hanijanh është i gjerë një kilometër, ndërsa Li nga njëri breg në tjetrin arriti ta kalojë për vetëm tridhjetë minuta.


Kjo është gjenerata e tretë e biçikletës amfibe. Modeli i parë është fundosur, derisa i dyti ishte tepër i rëndë për të notuar dhe drejtuar.

Gjenerata e tretë arriti t’i tejkalojë këto probleme. Pas lundrimit dhe mbërritjes në tokë, bombolat mund të hiqen, kështu që kjo shpikje sërish mund të shndërrohet në biçikletë të thjeshtë. /Telegrafi/