LAJMI I FUNDIT:

Dënimet në trafik i shlyente me seks

Dënimet në trafik i shlyente me seks

Polici britanik do t’i kalojë tri vitet e ardhshme në burg, pasi është zbuluar se shoferet nw trafik i ka dënuar me seks, në vend të gjobave me para.

Polici i trafikut Jamie Slater (33 vjeç) nga shoferet e pakujdesshme ka kërkuar shërbime seksuale, ndërsa si kundërshpërblim ua ka shlyer dënimet në trafik.

Ky polic i martuar, baba i dy fëmijëve, nga gratë ka kërkuar numrat e telefonave mobilë për t’i vërshuar më vonë me SMS vulgarë.

Dy gra pranuan të bëjnë seks në automobilin e policisë, ndërsa njërën prej tyre e kishte marrë me vete kur e lajmëruan me urgjencë të nisej në aksion.


Njëra nga viktimat e dënimeve të tij në fund e lajmëroi, ndërsa gjatë hetimeve të policisë u mësua se polici ka shfrytëzuar kompjuterin e policisë për t’i marrë të gjitha informatat për gratë.

Bashkëshortit të njërës prej viktimave bile ia ka dërguar një SMS ku i ka treguar se ai po flinte me gruan e tij. Polici po ashtu kishte kryer marrëdhënie seksuale në automobilin e policisë edhe me dy prostituta.

Pasi është kapur, polici tha se i ka pëlqyer ta donin femrat. Është dënuar me tre vjet e gjysmë burg. /Telegrafi/