LAJMI I FUNDIT:

Tramvaji “i arratisur” shëtiti Pragën

Tramvaji “i arratisur” shëtiti Pragën

Banorët e Pragës të mërkurën panë një pamje të çuditshme sikur të kishte dalë nga ndonjë film i Charlie Chaplinit. Një tramvaj i zbrazur u nis nga depoja dhe nisi shëtitjen nëpër kryeqytetin e Çekisë, nëpër binarët e qendrës së Pragës derisa u ndal pasi autoritetet ndalën rrymën.

Zëdhënësi i inspektoratit për sigurinë e transportit hekurudhor Martin Drapal deklaroi se drejtuesi i lokomotivës u nis me biçikletë drejt tramvajit të arratisur i cili shpërtheu dyert e depos në lagjen Motol.
Drapal tha se drejtuesi i lokomotivës ka pësuar disa lëndime të lehta të marra gjatë përpjekjes së pasuksesshme për tu ngjitur në tramvajin në lëvizje. /Telegrafi/