LAJMI I FUNDIT:

Ja si nuk duhet parkuar jet-ski

Ja si nuk duhet parkuar jet-ski

Në qytetin Quebec të Kanadasë një pronar i jet-ski demonstroi një dembellëk dhe budallallëk të pabesueshëm për një minutë e gjysmë. Ky djalosh i mençur i përpoq ta parkojë jet-ski e tij direkt nga liqeni në furgonin i cili gjendej gati përgjysmë në ujë.

Furgoni gjatë përgatitjes për ta futur jet-skinë direkt në ujë filloi të rrëshqasë më thellë, kështu që djaloshi në momentin kur më në fund vendosi ta parkojë u detyrua ta ulë edhe kokën para se të futej në furgon. I tërë furgoni pas kësaj si pasojë e peshës së jet-ski, natyrisht filloi të fundosej. Me sa dimë ne ky “gjeni” nuk u mbyt në ujë. /Telegrafi/