LAJMI I FUNDIT:

Matadori pagoi dënim pse iku nga demi

Matadori pagoi dënim pse iku nga demi

Matadori Christian Hernandez u dënua pasi iku nga demi duke kapërcyer murin e arenës. Hernandez është arrestuar pasi ka shkelur kontratën sepse ka ikur nga demi në arenën “Plaza Mexico” në Mexico City.

Ai është liruar pasi pagoi dënimin, shkruan gazeta britanike “Independent”.

Në një pamje të luftës me dema, e cila rrallë shihet në botë, Hernandez po tundte copën e kuqe për ta sfiduar demin, ndërsa papritmas filloi të ikte drejt një vendi më të sigurt, duke kapërcyer murin.

Hernandez para disa muajsh kishte marrë lëndime serioze gjatë luftës me dema, në të dyja këmbët.


Organizatorët më pas pa sukses u përpoqën ta kthejnë matadorin në arenë për ta vazhduar luftën me demin. Hernandez tha se nuk e ka ndërmend të kthehet më në arenë. /Telegrafi/