LAJMI I FUNDIT:

Majmunëve u pëlqen të shohin TV

Majmunëve u pëlqen të shohin TV

Shkencëtarët japonezë në studimin më të ri zbuluan se majmunëve u pëlqen të shohin televizorin njëjtë si njerëzve.

Majmuni trevjeçar makaki ka përcjellë nga fillimi deri në fund videon e elefantëve në cirk, si dhe performancën e gjirafave dhe tigrave, njoftuan shkencëtarët e Institutit për Hulumtime të primatëve në Kyoto të cilët përcollën aktivitetet e trurit të majmunëve gjatë eksperimentit.

Aktivitetet e zhvilluara në tru reflektojnë të njëjtën kënaqësi si tek njerëzit që shkencëtarët e lidhin me gëzimin e fëmijës kur e sheh nënën.

Më herët është dëshmuar se majmunët mësojnë si njerëzit, janë të varur nga fakti se si mbledhin dhe ushqejnë informacionet. /Telegrafi/