LAJMI I FUNDIT:

Pështyu plumbin që e goditi në buzë

Pështyu plumbin që e goditi në buzë

Një gjë e pabesueshme i ndodhi një burri nga Chicago. Plumbi i shkrepur nga një pistoletë e goditi në fytyrë dhe ia theu një dhëmb. Plumbi mbeti në lëkurën e faqes, ndërsa i qëlluari arriti ta pështyjë atë.

Burri i cili sikur të posedonte një lloj superfuqie, po shëtiste në orët e hershme të mëngjesit në Aveny South Calumet, në Chicago. Papritmas ndjeu një dhembje të fortë dhe e kuptoi se është qëlluar.

Plumbi ia theu dhëmbin dhe u ndal në faqe, kështu 39 vjeçari arriti ta pështyjë plumbin.

Burri në gjendje të mirë shëndetësore u dërgua në spital në gjendje stabile shëndetësore. /Telegrafi/