LAJMI I FUNDIT:

BBC, shërbim kundër vuvuzelave

BBC, shërbim kundër vuvuzelave

BBC është duke shqyrtuar lansimin e një ‘butoni të kuq’ për t’ua mundësuar teleshikuesve që të ndalojnë zërin e vuvuzelave në Botëror, pas pranimit të më shumë se 500 ankesave.

Një debat i gjerë është hapur mbi zhurmën e vuvuzelave që prej se filloi Kampionati Botëror. Me 545 ankesa të pranuara, BBC është duke shqyrtuar mundësinë që të ndalë atmosferën nga stadiumet dhe të lë vetëm zërin e komentatorit, si opsion i vetëm kundër vuvuzelave.

“Përdorimi i shërbimit të butonit të kuq është vetëm një nga mundësitë që jemi duke shqyrtuar. Një vendim do të merret më vonë gjatë javës”, tha një zëdhënës i BBC. /Telegrafi/