LAJMI I FUNDIT:

Finlandezët humbën peshë për qëllime humanitare

Finlandezët humbën peshë për qëllime humanitare

Me tridhjetë euro për një kilogram të humbur, dhjetëra finlandezë të trashë mundësuan nëpërmjet humbjes së peshës grumbullimin e më shumë se 1.4 milionë euro për analfabetët në Nepal, njoftoi të hënën Instituti finlandez i shëndetësisë.

Përafërsisht 14.000 banorë nga ky shtet nordik morën pjesë në garën tremuajshe të quajtur “Hiqeni peshën për të mësuar shkrim-lexim”, e financuar nga një donator anonim.

Paratë e grumbulluara do të shpenzohen për shkollimin dhe aftësimin e profesorëve në Nepal, nën mbikëqyrjen e diplomacisë finlandeze.

Gjithsej pjesëmarrësit në këtë garë humbën 48.074 kilogramë, duke mundësuar grumbullimin e 1.44 milionë euro, ose 103 euro për person. /Telegrafi/