LAJMI I FUNDIT:

Vozitën biçikleta lakuriq nëpër mbarë botën

Vozitën biçikleta lakuriq nëpër mbarë botën

Ditën botërore të vozitjes së biçikletës lakuriq e shënuan mijëra njerëz pa rroba në mbarë botën, ndërsa qëllimi i tyre ishte ngritja e vetëdijes për shfrytëzimin e transportit “të gjelbër”, si dhe për t’ua përkujtuar shoferëve të automobilave se duhet të kenë më shumë kujdes ndaj biçiklistëve edhe kur kanë rrobat veshur.

Prej Madridit deri në Zaragoza në Spanjë, si dhe prej Londrës deri në Edinburgh, në Britaninë e Madhe biçiklistët lakuriq tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve.

Edhe pse e tërë ngjarja që mbahet që gjashtë vjet me radhë ka një porosi serioze, në grumbullin e biçiklistëve kishte edhe të atillë, të cilëve u pëlqen ndjenja e diellit në prapanicë derisa u japin pedaleve.

Në Brishton ishin grumbulluar rreth 1000 biçiklistë lakuriq të të gjitha moshave të cilët filluan protestën e tyre paqësore kundër varshmërisë nga nafta. Policia në Sussex tha se e tërë ngjarja kaloi pa incidente. /Telegrafi/