LAJMI I FUNDIT:

Biçikleta si Porsche

Biçikleta si Porsche

Artisti Hannes Langeder nga Austria ka krijuar modelin e Porsche GT3 RS për gjashtë muaj. Por, modeli i tij i automobilit nuk është i zakonshëm. Në të vërtetë ai automobil është biçikletë e maskuar si Porsche.

Pas plastikës dhe shtresave të praruara të aluminit fshihet një konstruksion i thjeshtë. Megjithatë, Langederit iu deshtë shumë mund për ta ndërtuar modelin e automobilit, i cili edhe kështu i ka kushtuar 13.000 dollarë .

Automobil-biçikleta e Langederit peshon gjithsej 99.6 kilogramë, ndërsa mund të arrij shpejtësinë deri në 16 kilometra në orë. Megjithatë artisti është krenar me veprën e tij të cilën momentalisht është duke e promovuar në muzeun “Lentos” të Linzit, në Austri.

Korniza e këtij automobili të pazakontë është punuar nga çeliku, derisa pjesa tjetër e automobilit kryesisht është e punuar nga gypat e plastikës dhe foljet e aluminit.


“Kam dashur ta punoj një automobil që paraqet vizionet e mia për ardhmërinë. Është më rëndësi se ky automobil është shumë i ngadalshëm, ndërsa ngadalësia është një lloj luksi”, tha Langeder, duke shtuar se shpikja e tij i pëlqen shoferëve të cilët nxjerrin fotoaparatin dhe e fotografojnë kur e shohin në rrugë. /Telegrafi/