LAJMI I FUNDIT:

Vuvuzelat mund të ndalohen

Vuvuzelat mund të ndalohen

Kryetari i komitetit organizativ të Kampionatit Botëror, Danny Jordaan, ka thënë se është duke u hetuar çështja e famshme e Vuvuzelave dhe nëse ato do të duhet të largohen nga përdorimi.

Ky mjet zhurmëtar nga plastika është bërë hit në mesin e tifozëve në Afrikën e Jugut, por nuk ka hasur në mirëkuptim nga shikuesit e televizioneve të ndryshme, të cilat janë ankuar për zhurmën e padurueshme.

“Ne kemi dëgjuar nga transmetuesit dhe njerëzit e tjerë për këtë çështje dhe është diçka që jemi duke e vlerësuar në bazë të vazhdueshme. Ne kemi tentuar të vëmë rregull. Ne kemi kërkuar mënjanimin e vuvuzelave gjatë himneve ose kur dikush do të bëjë ndonjë paralajmërim”.

“Unë parapëlqej këndimin, është mënyrë më e mirë e të shprehurit dhe ne afrikanët mund ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë sepse kemi traditë. Vuvuzelat mund të ndalohen”, deklaroi Jordan. /Telegrafi/


Vuvuzelat, të neveritshme por s’do largohen

Që nga fillimi i Botërorit, instrumenti identifikues i Afrikës së Jugut, që bën zhurmë karakteristike, vuvuzela, ka shkaktuar një numër reagimesh të ashpra në qarqet e tifozëve dhe në ato mediale, si instrument i neveritshëm që është.

Megjithatë, presidenti i FIFA-s nuk dëshiroi të dëgjonte për këto kritika rreth Vuvuzelave, duke thënë: “Ne ia kemi dhënë Botërorin një vendi me një kulturë më ndryshe. Dhe Vuvuzelat i takojnë kësaj kulture dhe ato nuk do largohen. Kemi kërkuar që himnet dhe ceremonitë tjera të respektohen, dhe kjo ndodhi”.

Megjithatë, bota është nevrikosur nga Vuvuzelat. “Kërkoj falje, por unë i urrej vuvuzelat”, theksoi Cristiano Ronaldo.

Në sportiven spanjolle Marca, një kolumnist shkroi: “Nuk mundem më! Vuvuzelat do të më mbysin. Unë i shikoj ndeshjet pa zë”. Ndërsa në portalin sportiv brazilian UOL Esporte vuvuzela përkufizohet si një bebe që është duke u rrahur.

Edhe në internet, vuvuzelat nuk kaluan lehtë. Në ueb faqen vuvuzela.com, sipas të dhënave rreth 200 mijë tifozë kanë nënshkruar një peticion, për ndalimin e instrumentit nëpër stadiume. Edhe në Facebook janë hapur shumë grupe anti-vuvuzela.

Lehtë nga vuvuzelat nuk kaluan as gazetarët. Komentuesit e televizionit publik gjerman ARD thonë se gjithnjë mundohen që ta zmadhojnë zërin e komentimit për shmangien e vuvuzelave. Madje njëri pohon se në komentim të ndeshjes Greqi-Kore Jugore shkoi aq larg sa nga nervoza e kafshoi mikrofonin. /Telegrafi/