LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri slloven ankohet për rrogën e vogël

Kryeministri slloven ankohet për rrogën e vogël

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor duke folur me një grup studentësh të premten tha se mezi e kalon muajin me rrogën që ka dhe duhet të shpenzojë kursimet, njoftojnë mediat sllovene.

“Unë jam kryeministri i shtetit. Rroga ime mujore është 3.002 euro. Nuk mund të mbijetoj me rrogën time”, tha Pahor duke i lënë studentët gojëhapur.

Ai më pas sqaroi se problemet e tij financiare janë paraqitur pasi ai kishte premtuar se do t’i paguante vetë shpenzimet personale më 2009, kur qeveria miratoi masat e kursimit për t’i shpëtuar krizës ekonomike botërore.

Rroga mesatare në Slloveni që është anëtare e BE-së është 967 euro. /Telegrafi/