LAJMI I FUNDIT:

Monedha më e madhe e arit në ankand

Monedha më e madhe e arit në ankand

Monedha më e madhe e arit në botë – me diametër 53 cm dhe me peshë 100 kilogramë – do të dalë në shitje më 25 qershor në Vjenë, njoftoi shtëpia e ankandeve “Dorotheum”.

Monedha Maple Lead (Fleta e panjës), e cila është futur në librin e rekordeve Guinness dhe që kushton 970.000 dollarë, është farkëtuar në Kanada më 2007.

Ankandi pritet të tejkalojë shumën e monedhës për shkak të çmimit të lartë të arit. Nëse shkrihet, ari do të peshonte rreth 3.9 milionë dollarë.

Në njërën anë monedhës është i gravuar imazhi i Mbretëreshës Elizabeth II, kreu zyrtar i shtetit të Kanadasë, ndërsa në anën tjetër një fletë panje, simbol kombëtar.


Pronar i monedhës është firma austriake e investimeve “AvW”, e cila iu nënshtrua procedurave të bankrotimit në maj. /Telegrafi/