LAJMI I FUNDIT:

Bankieren “seksi” e kërcënojnë me një përjashtim tjetër

Bankieren “seksi” e kërcënojnë me një përjashtim tjetër

Zyrtarja amerikane e bankës, Debrahlee Lorenzana, e cila siç thotë është larguar nga puna në Citibank të New Yorkut vetëm pse ishte “tepër seksi”, tash po ballafaqohet me largimin e mundshëm edhe nga puna e re.

Punëdhënësi i saj aktual ia tërhoqi vërejtjen se duhet të mos flas më për largimin nga Citibank.

Shefat e bankës MorganChase janë të pakënaqur që ajo flet publikisht për procesin gjyqësor kundër kompanisë për të cilën kishte punuar më herët. Ata mendojnë se kjo krijon imazh të keq për bankën.

Avokati i saj, Jack Tuckner thotë se në rast të dëbimit të sërishëm të punës do ta padisë edhe firmën për të cilën është duke punuar momentalisht. /Telegrafi/