LAJMI I FUNDIT:

Stërpikja me ujë përfundoi në konflikt me policinë

Stërpikja me ujë përfundoi në konflikt me policinë

Grumbullimi i më shumë se 1.500 personave në Hyde Park të Londrës, në lojën e stërpikjes me ujë, përfundoi me trazira – intervenimin e policisë dhe përfundoi me tre të arrestuar.

Ngjarja filloi të hënën rreth orës 13:00, ndërsa policia arriti ta shpërndajë masën vetëm pas orës tetë.

Një person u lëndua, tre u arrestuan për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publikë si dhe shkaktimit të lëndimeve trupore.

Mediet britanike shkruajnë se kjo ngjarje është organizuar nëpërmjet rrjeteve shoqërore të internetit. /Telegrafi/